Fillimi

 




Kjo web faqe është mundsuar nga DJ-Fata
Shpresojm qe do tju pelqen


Nuk ka vonuar shumë dhe çifti i porsafejuar, Teuta Krasniqi dhe Blero, janë ngutur që të kenë një bebush. Burime të sigurta të Express Rozë kanë thënë se aktorja Teuta Krasniqi është shtatzënë. Ajo është në ditët e para të shtatzënisë së saj...
 


Nëna ime është 100% shqiptare ka shtuar Diellza Kolgeci

Nuk ka ndrysuar fare nga koha kur u shpall ‘Miss Kosova 1996’. Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet po aq e bukur sa 13 vjet më parë, po aq e dashur për publikun, megjithëse ka ruajtur një pamje thuajse konstante

Organizimi i të parit spektakël bukurie në Kosovë ishte një nga ngjarjet më të bujshme të vendit tonë. Po, po! Në atë kohë, organizimi i “Miss Kosovares” bëri vërtet bujë. Ajka e spektaklit padiskutim mbajti emrin e Diellzës. Veshur me një palë rroba banje nga më modestet, ajo shfaqi elegancë, brishtësi, thjeshtësi dhe druajtjen e një vajze që ndoshta kishte guxuar më shumë se sa duhet. Guximi i hapur, fshehur brenda një kostumi banje… nuk i doli keq. Ajo u shndërrua menjëherë në të parin simbol bukurie të femrës kosovare, si dhe pati shumë... shumë favore të tjera, që sot do t’i kishte zili çdo Miss.


Femrat e bukura kanë prirje për tradhti

Ekspertët kanë treguar se femrat të cilat e kanë të lartë nivelin e hormonit estrogjen janë më pak të kënaqura nga partnerët e tyre dhe për këtë arsye janë më të prira që të tradhtojnë dhe t’i ndërrojnë shpesh meshkujt.

Është interesant fakti që femrat të cilat kanë nivel të lartë të estrogjenit janë fizikisht shumë më atraktive, ndërsa ekspertët pohojnë se femrat e bukura më shpesh ‘peshkojnë’ për t’i gjetur meshkujt të cilët i kënaqin ato.

Studimi i realizuar në Universitetin e Teksasit, në të cilin janë përfshirë 52 studente, ka treguar se studentet më të bukura kishin pasur nivel më të lartë të estrogjenit. Ndërsa bukurinë e tyre e kanë caktuar studentët tjerë pjesëmarrës në këtë studim.



 

Vedati : Dua te zgjidhet çeshtja shqiptare


Vedati nё rolin e Likit


Aktori i treshes sё njohur humoristike “Stupcat”, Vedat Bajrami, ka thёnё pёr televizionin Alsat se dëshira e tij mё e madhe pёr Vitin e Ri ёshtё tё rregullohet njё herё e pёrgjithmonё çёshtja shqiptare.

Stupcat, treshja komike qё pёrbёhet nga Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu, ishin mysafirё nё emisionin Big Mama Shou, qё udhëhiqet nga kёngёtarja Big Mama.

Nё pyetjen se çfarë presin nga viti i ardhshëm, Vedati ka thёnё se mё sё shumti do tё dëshironte “punё dhe zhvillim” pёr popullin shqiptar.

“Çka presim nga Viti i Ri? Ka shumё gjёra pёr me folё, çka na duhet, çka kemi lёnё e çka na pret”, ka thёnё Vedati.

“Ishalla nё kёtё vit tё ri rregullohet para sё gjithash çёshtja shqiptare dhe rehatohemi njё herё e pёrgjithmonё. Na dhashë Zoti sa mё shumё punё e zhvillim”, ka shtuar aktori.




Chill martohet për Vit të Ri 



Gjithmonë e qeshur dhe e çiltër. Shumë e lumtur në marrëdhënien e saj me të dashurin e zemrës dhe e kënaqur me arritjet e saj në muzikë. Çiljeta në këtë intervistë rrëfen planet më të fundit për jetën private, marrëdhënien e saj me Romeon, prindërit e tij, surpriza për Vitin e Ri. Gjithashtu, dy klipe të reja janë angazhimet e saj pas Vitit të Ri, ndërkohë që zbulon dhe look-un e ardhshëm pas 3-4 muaj qëndrimi ndryshe, me flokë të shkurtër në ngjyrë platini.

Zanfina: Ende jetoj me familjen, sepse kjo ka qen zgjidhja ime
 

E lezetshme, e mençur, me një karrierë të suksesshme, në një të ardhme të afërt pritet të bëhet edhe avokate, personazhi në vazhdim është pikërisht pinjolla e familjes Ismaili, e cila u ngrit fuqishëm në ‘shoubizin’ shqiptar, duke fituar zemrat e fansave gjithandej trojeve shqiptare, me shumë sinqeritet dhe dashuri ju flet Zanfina në një intervistë për "Panorama Plus"...

Një kohë disa media të shkruara kishin bërë radhitjen e estradës në bazë të asaj se sa paguhen, mirëpo emri juaj nuk figuronte askund në ato shkrime, shifrat vërtiteshin nga 800 deri në 4.000-5.000 euro, në bazë të kësaj ku zë vend Zanfina?

Sepse ajo radhitje s’ishte reale siçmendonin njerëzit. Mediat nuk i kanë gjithmonë informatat e sakta. Ndërsa për pagesën time nuk kam folur ndonjëherë dhe nuk preferoj të flas. Nga këto që i përmendët më lart, pagesa ime është një mesatare e tyre përafërsisht.
Si shkon jeta sentimentale preferoni bashkëjetesën apo martesën, pasi akoma jetoni me familjen? 

Lajmet e fundit:
Moti    Tiranë Tirane    Prishtinë Prishtine    Shkup Shkup    Kumanovë Kumanove    Podgoricë Podgorice    Prizren Prizren    Durrës Durres    Shkodër Shkodra    Ohër Oher    Ulqin Ulqin
Thaci: Serbia "de facto" njeh Kosoven, ta njohe edhe "de jure"
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se është e pashmangshme njohja e Kosovës si shtet nga Serbia dhe autoritetet e Beogradit janë të shumë të vetëdijshme për këtë fakt. (lexoni dhe komentoni ...)
Mancini se shpejti ne Chelsea?
Ndeshjet e dobëta të cilat i ka shfaqur Chelsea javët e fundit kanë zbehur admirimin që e kanë pasur të gjithë për trajnerin Luiz Felipe Scolari. Sipas shtypit anglez, disa lojtarë të Chelseat mendojnë se trajneri i tyre nuk e ka atë që i duhet skuadrës për të pasur sukses. (lexoni dhe komentoni ...)
Arsenali pas Alonsos
Mediat britanike njoftojnë se trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso, gjatë afatit kalimtar të janarit. (lexoni dhe komentoni ...)
Opinion: Lidhja Demokratike e Kosoves
nga Mufail Limani, Express
E tillë çfarë është sot, LDK duket specie politike në zhdukje e sipër.
Me një kryetar të pazot që të mbledh rreth vetes kryesinë, me një kryesi që nuk arrin të gjejë balancin midis interesave personale, partiake e shtetërore, LDK duket parti pa ardhmëri. (lexoni dhe komentoni ...)
Shqiperi, miratohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor
Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka miratuar para pak minutash amendamentin e Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me dekretimin e datës së zgjedhjeve. (lexoni dhe komentoni ...)
Serbet protestojne ne Mitrovice
Dhjetëra serbë kanë protestuar, mëngjesin e sotëm, para hyrjes kryesore të Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në veri të Mitrovicës, për shkak se, siç kanë thënë ata, deri më sot përfaqësuesit e UNMIK-ut nuk kanë filluar realizimin e fazës së dytë të rifillimit të punës së gjykatës. (lexoni dhe komentoni ...)
Turqia, mbeshtet integrimin e Shqiperise
Kryetari i Parlamentit te Turqise, Kuksal Toptan i ka konfirmuar autoriteve me te larta shqiptare, mbeshtetjen e Turqise ne procesin e integrimit euro-atlantik. (lexoni dhe komentoni ...)
Pato, fenomeni i fundit
Alexandre Pato po ia shpaguan klubit të tij Milan besimin e dhënë dhe milionat e derdhur për të duket se klubit Rossoner nuk po i shkojnë huq. Në fakt, sulmuesi i ri brazilian e ka mbyllur vitin e tij të parë në Itali në mënyrën më të mirë të mundshme. (lexoni dhe komentoni ...)
Kultura qytetare mes slloganeve dhe dritave te krishtlindjes
nga Indrit Daci
Eshte koha per te reflektuar, festat sherbejne dhe per kete sepse ne origjinen e tyre jane nje perkujtese e nje fryme pozitive qe ngjizet ne shoqeri. Shqiptaret jane nje popull i lodhur nga te qenurit nje komb ne tranzicion prej me shume se nje shekulli. (lexoni dhe komentoni ...)
MPB-ja Serbe ndalon Teatrin e te Rinjeve te Prishtines
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk e lejoi sot hyrjen e Teatrit të të rinjëve të qytetit të Prishtinës, në pikën kufitare mes Gjilanit dhe Preshevës. (lexoni dhe komentoni ...)
Elita qe drejton boten
Siç ndodh përherë, fundi i vitit është edhe koha e klasifikimeve që gazetat, revistat apo televizionet më të mëdha në botë bëjnë rreth njerëzve të famshëm. Kësaj here radha i ka takuar "Newsweek"-ut, që ka bërë renditjen e 50 personazheve të cilët formojnë elitën globale të vitit 2009. (lexoni dhe komentoni ...)
Shqyrtohet dosja “Fazllic”, Prokuroret: Ai pastroi para
Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, prokurorët e cështjes hedhin dyshimje te forta se serbo-boshnajku Damir Fazllic ka kryer pastrim parash ne Shqipëri. (lexoni dhe komentoni ...)

Lajmet tjera...
Ora
 
Duke vizituar
 
 
ALBUMI POSTRIBE- http://www.postribe.com/album
 

Përkthyes Online
Drejtimi:

Radio Ternoci
 
Emri Mbimeri Emri kengetarit Urimi juaj Mos përdor fjal fyese sepse po ju lexojm Ip adres ne ekemi per detyr nëse kemi penges nga ju të lajmrojm rjetin ejuaj qe tju ndalojm juve që mos te na pengoni më Ne ju zbuluam nga cili Ip po na dergoni urimet : IP Addresa juaj ësht ky: 77.46.169.102 Po ashtu nga rjeti: 77.46.169.102

 
Today, there have been 11 visitors (19 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free