Te Rejat Nga Sporti

 SPORT ne www.muzika-tr.tk

IFFHS: Barcelona skuadra më e mirë në dy dekadat e fundit 



Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS), Barcelona është skuadra me e mirë në botë në tetëmbëdhjetë vitet të fundit.

IFFHS të premten ka publikuar listën e skuadrave më të mira që nga viti 1991, me ç’rast gjigantët katalunas kanë zënë vendin e parë, të përcjellë nga Manchester Unitedi dhe Juventusi, të cilët kanë zënë pozitat dy dhe tre, respektivisht.

Në vendin e katërt është renditur Milani, ndërsa top-pesëshin e ka mbyllur Real Madrid.

Duhet përmendur se Anglia dhe Italia kanë nga katër skuadra në listën e top-pesëmbëdhjetë skuadrave më të mira në botë

Rangimi zyrtar i IFFHS:

1. Barcelona (Spanjë) 757 pikë
2. Manchester United (Angli) 678
3. Juventus (Itali) 621
4. Milan (Itali) 611
5. Real Madrid (Spanjë) 605
6. Inter (Itali) 567
7. Bayern Munich (Gjermani) 563
8. Arsenal (Angli) 550
9. River Plate (Argjentinë) 503
10. Chelsea (Angli) 442
11. Liverpool (Angli) 435
12. Porto (Portugali) 425
13. Boca Juniors (Argjentinë) 420
14. Roma (Itali) 405
15. Ajax Amsterdam (Holandë) 400
16. Parma (Itali) 373
17. Sao Paulo (Brazil) 367
18. Valencia (Spanjë) 367
19. Glasgow Rangers (Skoci) 364
20. Lazio Roma (Itali) 342




Busquets nënshkruan kontratë të re me Barcën

Sergio Busquets, Foto: AP
Sergio Busquets ka vazhduar kontratë me skuadrën katalonase deri në verën e vitit 2013.

Futbollisti 20-vjeçar, të cilin e kërkojnë shumë skuadra evropiane, ka nënshkruar marrëveshjen e cila vlen 80 milionë euro.

Busquets pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola, i cili ka filluar ta inkuadrojë me formacionin bazë.

Sulmuesi i Bacelonës, Lionel Messi
 

Guardiola: Messi kurrë nuk është ankuar

Trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola, ka dalë në mbrojtje të lojtarit të tij më të mirë dhe thotë se Lionel Messi kurrë nuk është ankuar për shkak të faulleve të shpeshta.

Argjentinasi ishte cak i lojtarëve kundërshtar në ndeshjen ndaj Realit dhe ndaj tij u bënë disa starte të rrezikshme. Messi më vonë u ankua se simulon në faullet, por Guardiola thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se argjentinasi kurrë nuk është ankuar.

“Nuk i pranoj akuzat ndaj Messi. Ai kurrë nuk është ankuar. Stili i tij i lojës krijon shumë kontakte. Por ai gjithmonë në mënyrë të guximshme iu reziston dueleve”, ka thënë Guardiola.

“Nëse ka faull, fajtor është lojtarë që e ka shkaktuar atë dhe jo ai ndaj të cilit është bërë faulli”, ka shtuar spanjolli.

Përforcimi i ri i Milani, David Beckham, dhe zëvendëspresidenti, Adriano Galliani. Foto: AP

Capellos nuk i intereson rekordi i Beckham

Trajneri i kombëtares angleze, Fabio Capello, ka dërguar një paralajmërim tek DAvid Beckham, duke thënë se ai nuk është i interesuar për rekordin e mesfushorit të LA Galaxy.

Beckhami ka nevojë vetëm për një paraqitje për të barazuar numrin e paraqitjeve të Bobby Moore, por Capello ka thënë se ai nuk do ta ftojë lojtarin nëse ai nuk luan rregullisht në Milan apo LA Galaxy.

“Rreth David Beckham, ai do të jetë pjesë e ekipit tim vetëm nëse luan për LA ose Milanin. Rekordi i tij nuk më intereson. Unë vendos për përbërjen e cila duhet të sjellë fitore dhe jo të shënojë rekorde”, ka thënë strategu italian.

“Rekordi është i rëndësishëm për Beckham, por jo edhe për mua. Por, unë gjithmonë jam i kënaqur me David pasi ai është pjesë e rëndësishme e grupit”, ka shtuar Capello.





Champions
   
UEFA

Superliga
   
Seria A

Premier
   
Bundesliga

Primera
   
Liga Turke
 

Video e zgjedhur e javes

La Liga- Barcelona 4 - 1 Numancia
Ora
 
Duke vizituar
 
 
ALBUMI POSTRIBE- http://www.postribe.com/album
 

Përkthyes Online
Drejtimi:

Radio Ternoci
 
Emri Mbimeri Emri kengetarit Urimi juaj Mos përdor fjal fyese sepse po ju lexojm Ip adres ne ekemi per detyr nëse kemi penges nga ju të lajmrojm rjetin ejuaj qe tju ndalojm juve që mos te na pengoni më Ne ju zbuluam nga cili Ip po na dergoni urimet : IP Addresa juaj ësht ky: 77.46.169.102 Po ashtu nga rjeti: 77.46.169.102

 
Today, there have been 5 visitors (9 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free